
Dënimi me varje për Mohammad Ghobadlou, protestuesin e ri të arrestuar gjatë protestave në Iran në vitin 2022, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm.
Ghobadlou ishte dënuar me vdekje me akuzën e Muharebeh (luftë kundër Zotit) dhe korrupsion në tokë.
Ai akuzohej se kishte goditur me makinë një punonjës policie dhe e kishte vrarë atë, gjatë protestave të ndezura nga vdekja e Mahsa Amini, 22-vjeçares që humbi jetën pasi u vendos në paraburgim nga policia e moralit pasi nuk ishte duke e mbajtur siç duhet shaminë.



