Dhori: Në Rrogozhinë nuk pati provokim nga policia, në pikat e tjera po (VIDEO)

Dhori: Në Rrogozhinë nuk pati provokim nga policia, në pikat e tjera po (VIDEO)

Deputetja e PD-së Ilda Dhori tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ndryshe nga pikat e tjera, në rrethrrotullimin e Rrogozhinës nuk ka pasur provokime nga ana e policisë, dhe ajo që ndodhi mbrëmë ishte një demonstrim qytetar dhe i padhunshëm për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

S’kemi pasur provokime nga ana e policisë. Çdo mjet emergjence është lënë të kalojë dhe të vijojë qarkullimin. Pjesa tjetër ishte një demonstrim qytetar, i padhunshëm për gjendjen ku është sot Shqipëria

Flas për rrethrrotullimin e Rrogozhinës, nuk patëm asnjë lloj përplasje. Nuk di që të ketë pasur persona të shoqëruar për sa kohë ishte çdo gjë paqësore. Pastaj frika jonë më e madhe ka qenë inskenimi, krijimi i skenarëve ku policia provokon protestuesit dhe këta të fundit përgjigjen. Kështu ka ndodhur në rrethrrotullimin Shqiponja, këtu ka ndodhur dhe në Bradashesh, apo në pika të tjera.

Sipas Dhorit, vendimet për strategjinë që po ndjek dhe do të ndjekë në vazhdim opozita merren në unanimitet.

Programi ka kohë që ka filluar të formësohet sipas departamenteve. Krahas programit ne po punojmë në mënyrë paralele. Vendimet që janë marrë për strategjinë merren në unanimitet.

Ka mendim ndryshe, diskutohen fiton teza që ka përkrahjen më të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy