
Opozita në Kosovë përgatitet të kërkojë rrëzimin e qeverisë "Haradinaj". Lista Serbe ka konfirmuar se 10 deputetë të saj do të heqin dorë nga koalicioni qeveritar, do t'i bashkohen kërkesës për mocion, duke garantuar mbi 62 votat e nevojshme. Por nga ana tjetër, Vetëvendosja mohon të ketë pranuar votat e Listës Serbe.



