Hajdari: Rama metoda tinëzare me opozitën, as Basha dhe as Berisha s’duhet të jenë në krye të PD (VIDEO)

Hajdari: Rama metoda tinëzare me opozitën, as Basha dhe as Berisha s’duhet të jenë në krye të PD (VIDEO)

Ish-deputetja Rudina Hajdari, deklaron se që prej fillimit qëllimi i Edi Ramës ka qenë ta fusë opozitën në amulli në mënyrë që të mos fokusohet te fushata, situata në vend, korrupsioni, tenderat dhe vjedhja e pasurive publike.

Nga studio e MCN Live, Hajdari foli për një model të ndjekur nga Kryeministri Edi Rama me “dirigjim alla serb”, që sipas saj Aleksandar Vuçiç partitë kryesore i ka çuar në 10-12%.

Sipas saj, Edi Rama po e bën këtë me mjete jolegjitime, me mënyrën si ka vepruar në gjykata.

Atij nuk i intereson fare që nuk ka përballë një opozitë të fortë! Një shtetar duhet të kujdeset ose ta lërë opozitën në punën e vetë, por përdor metoda tinëzare.

Ajo që i ka ndodhur opozitës me vulën është vendim i padrejtë, trupi gjykues ka shkelur kodin e procedurës civile.

Vendimin do e çojmë në Gjykatën e Lartë, në Strasburg dhe ky vendim do të zhbëhet. Gjykata e Lartë duhet të marrë vendim brenda një muaji.

As zoti Basha dhe as zoti Berisha nuk duhet të ishin kryetar të PD në këto momente. Zoti Berisha i ka dhënë padyshim PD, e zgjodhën demokratët.

Mendimi im ka qenë ky që në momentin e parë që u bë zgjedhja kisha rezervat e mia për Berishën dhe Bashën se po e trajtonin PD si pronë dhe gjykata këtë gjë bëri.

Kjo ishte arsyeja pse ky vendim na çoi 32 vite pas në kohë dhe na bëri të mohojmë të drejtën e shumë anëtarëve që të zgjedhin kryetarin e tyre. Zgjidhja nuk do vij as nga Berisha dhe as nga Basha.

Për momentin PD duhet të fokusohet te zgjedhjet lokale se nuk ka kohë që të merret me këtë çështje se demokratët janë pa pushtet dhe duhet që gjithë energjia dhe fokusi ynë të gjejë një rrugë që PD të fitojë me kandidatët e tjerë.

Kandidatët e dalë nga primaret kanë një legjitimitet që asnjë kandidat tjetër nuk e ka pasur më parë. Deri në 14 maj duhet të fokusohemi sërish te zgjedhjet lokale dhe më pas duhet t’i rikthehemi kësaj çështje.

Hajdari deklaroi se Ilir Meta është regjistruar në KQZ dhe po shikon potencialin e tij, por se e ka mbështetur hapur PD dhe do mbështesë kandidatët e saj, ku do ketë anëtarët e vetë në Këshillin Bashkiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy