Çipi: Në Ukrainën e Zelensky-t nderohen nazistët. Putini s’ka vendosur kurrë lule në statujën e Leninit

Çipi: Në Ukrainën e Zelensky-t nderohen nazistët. Putini s’ka vendosur kurrë lule në statujën e Leninit

Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” se në Ukrainën e Zelensky-t nderohen bashkëpunëtorët e nazizmit.

Sipas tij, Presidenti Putin nuk e ka vazhduar trashëgiminë e partisë bolshevike, dhe nuk po e restauron komunizmin. 

Ai vë në dukje faktin që Presidenti rus s'është parë kurrë të vendosë lule në statujën e Leninit. 

Sot s’është turp në Ukrainë që të nderohen bashkëpunëtorët e nazizmit të Luftës së Dytë Botërore, sepse sot quhen nacionalistë, s’quhen nazistë. Në Ukrainë nderohen rregullisht bashkëpunëtorët e nazizmit. Flas për qëndrime zyrtare. Nëse ti ngre statuja, riemërton rrugë dhe sheshe me emrat e atyre që deri dje kanë qenë nazistë për historinë e Ukrainës, dhe bashkëpunëtorë të nazizmit, kjo është e qartë, është një vijë politike. 

Putini është komunist, kështu thonë këta! Ky (Putini) është i KGB-së dhe partisë bolshevike, ky tjetri (Zelensky) është i partisë naziste. Që kur ka ardhur ky (Zelensky) në pushtet s’mund të flasësh më rusisht në gjithë administratën ukrainase. Janë mbyllur mediat ruse, bibliotekat, janë ndaluar programet ruse. Këta heqin monumentet e poetëve rusë. Është dënuar 6 vjet me kusht një plak pse ka vendosur lule në statujën e Pushkinit! Mos më thuaj që Zelensky s’është nazistë! S’i nuk qenka. I ke hequr të drejtën e gjuhës 30 për qind të popullatës. 

Putini po të donte vazhdonte trashëgiminë e partisë bolshevike, po të donte rrinte komunist, mbante drapërin dhe çekanin, dhe vazhdonte po ato politika, s’e ka bërë. Putini e ka konsideruar fatkeqësi për kombet e BS shkatërrimin e një aleance, që ishte edhe aleancë ekonomike, dhe që krijoi probleme për ato veç e veç. Sot e kësaj dite ke kombe që po luten për të drejtën e referendumit për bashkim me Rusinë. Por që t’i thuash Putinit që po restauron komunizmin, s’më del llogaria. E ke parë ndonjëherë Putinin të vërë lule te Lenini?! Asnjëherë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy