Pesë të vdekur e 85 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Pesë të vdekur e 85 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Pesë raste të vdekjes dhe 85 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Testet pozitive kanë dalë nga 432 mostra.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për situatë më të mirë pandemike, sipas tij, por se rreziku mbetet ende.

“Kemi rënie të numrit të rasteve ditëve të fundit. Por nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë rritje të përgjegjësisë dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës. Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ofrojë një udhëzues së ku duhet të bartën maskat e ku jo”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gjithsej të vdekur si pasojë e COVID-19 nga fillimi i pandemisë janë 568, kurse të prekur 14.204.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 97, kurse totali i të shëruarve 10.643.

Poashtu 2.993 mbesin raste aktive me COVID-19.                                            

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy