
“Pfizer-Biontech do të japë 75 milionë doza më shumë në tremujorin e dytë të vitit dhe deri në një total prej 600 milionë dozash në 2021”.
Kjo ishte deklarata e bërë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter, e cila ndër të tjera bëri me dije se po po punojnë me kompani farmaceutike për të siguruar doëzimin e vaksinave për europianët.
Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech u zotua për të rritur dërgesat e tij në BE në 75 milionë doza shtesë në tremujorin e dytë, mes presionit të madh ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të shpejtuar vaksinimet.
Njoftimi nga kompania me bazë në Mainz se ka bashkëpunuar me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për të siguruar vaksinën e saj erdhi vetëm disa orë para takimit të kancelares Angela Merkel me zyrtarë të lartë për të diskutuar përhapjen e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani.



