
Albana Vokshi nuk u beson sondazheve, por thotë se i beson votuesit që ka takuar çdo ditë gjatë fushatës. E katërta në listën e Tiranës, ajo thotë se e ka parë frymën e ndryshimit te qytetarët me të cilët ka biseduar çdo ditë.
PD ka rritje, por sondazhi më i mirë është votuesi. Kam 110 mijë votues. Shoh diferencën, njerëz të intimiduar që kishin frikë se pas meje u shkonin për gjoba. Javët e fundit ka një frymë tjetër, është fryma e ndryshimit. Ky është sondazhi më i mirë. Ka edhe dyer të majta që na hapen çdo ditë. Ke një qeverisje që të ka lënë në baltë. Shëndetësinë e ka çuar në pikë të hallit. Arsim cilësor nuk ka, jemi në një situatë që na duhen breza të tërë për të rikuperuar.



