
Përshëndetja e Elon Musk në ceremoninë e inaugurimit të Trump është një nga çastet që mori vëmendje ndërkombëtare. Sipërmarrësi miliarder, tani edhe zyrtar i lartë në SHBA, përshëndeti të pranishmit me një gjest, për të cilin akuzohet se është përshëndetje naziste.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe kundërakuzat për montazh. Medie të ndryshme amerikane kanë bërë krahasimin dhe kanë vënë re se ka një prerje të videos për ta paraqitur si përshëndetje naziste, ndërkohë që nuk është e tillë.
Vetë sipërmarrësi ka reaguar duke i cilësuar akuzat të mërzitshme, të lodhshme dhe të vjetra.
Në rolin e tij të ri si zyrtar i lartë, Elon Musk kërkon të rregullojë tregun amerikan si edhe të dërgojë njerëzit në Mars. Ai e cilësoi fitoren e Donald Trampit shpëtim për njerëzimin.
Kjo është shija e fitores. Nuk është ndonjë fitore e thjeshtë. Është fitore e madhe për njerëzimin. Gjithnjë ka zgjedhje, organizohen zgjedhje, disa janë të rëndësishme, disa jo. Por këto zgjedhje, këto kishin rëndësi të madhe. Dhe dua që t’ju falenderoj që e bëtë realitet fitoren.
Bashkë me Elon Maskun, në ceremoninë e Uashingtonit, ishin edhe manjatët më të mëdhenj të teknologjisë amerikane, të cilët kanë kapital nëpër bursa në kuotat e disa triliona dollarëve.



