Në një intervistë për MCN deputeti demokrat Gazmend Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se po ndryshon ligjet për të favorizuar oligarkët që ndërtojnë pa leje, në veçanti mikun e tij Shefqet Kastrati. Bardhi gjithashtu tha se vendimin e fundit të qeverisë për të amnistuar ndërtimet pa leje do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.



