Avokat amerikan për Velijan? Zhabina: Strategji që kryebashkiaku ka zgjedhur të mbrohet, asnjë ndikim

Avokat amerikan për Velijan? Zhabina: Strategji që kryebashkiaku ka zgjedhur të mbrohet, asnjë ndikim

Gazetari Xhevair Zhabina i fytuar në emisionin Të Paekaspozuarit në MCN TV ka komëntuar vizitën që i ka bërë një avokat amerikan kryebashkiakut Veliaj në qeli për të cilin u shpreh se kjo është njëlloj strategjia që ky i fundit ka zgjedhur për tu mbrojtur.

Ai tha se më herët dhe Emiljano Shullazi ka marrë avokat amerikan por nuk pati asnjë efekt mbi drejtësinë shqiptare apo gjyqtarët.

Sipas tij sa i përket masës së sigurisë që pritet nesër nuk beson të ketë ndryshuar pozicioni i prokurorisë dhe i gjykatës.

Mendoj se kjo është strategjia e mbrojtjes së Veliajt për ta kthyer në personale me prokurorin Ols Dado. Në momentin që mund të bjerë prokurori në një farë mënyre Veliaj kërkon ti jepet të drejtë dhe e gjithë kjo të dalë nul.

Nuk është hera e parë që një person që ka probleme me drejtësinë në Shqipëri nuk është rasti i parë pasi dhe Emiljano Shullazi ka marrë avokat amerikan por nuk pati asnjë efekt mbi drejtësinë shqiptare apo gjyqtarët.

Kam përshtypjen se kjo faza e kompleksimit nga një avokat amerikan gjyqtarët e prokurorët e kanë të kaluar. Nuk di të ketë ndryshuar pozicioni i prokurorisë në raport me Veliajn, por kam përshtypjen dhe i gjykatës.

Dhe një gjë tjetër se çfarë mund të ndodhë me analogji të ngjashme si rasti i Metës apo Beqaj që kanë të njëjtën akuzë si Veliaj çfarë mund të ndodhë me ata nëse Veliajt i ndryshon masa e sigurisë sepse me të drejtë ata do reagonin dhe i bie që SPAK i ka mbajtur në burg pa të drejtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy