
Organizata e inceneratorëve nxori sot në mënyrë të qëllimshme Zogun e Tiranës i cili lëshoi sot shpifje të ulëta ndaj Presidentit, me një fjalor banal, me një gjuhë të lëshuar rrugëve njësoj si një kone që i lidhin kanaçe në qafë për të bërë zhurmë. Për fat të keq ai vazhdon të nxjerrë nga goja gjithçka që i fusin.
Është kjo deklarata e Presidentit Ilir Meta, si shigjetim për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me deklaratat e bëra prej tij në adresë të kreut të shtetit.
Ai e cilësoi si hartim banal anti-President nga “Zogu i Tiranës”.
Meta tha se kryebashkiaku lëshoi një llogore të tërë kundër Presidentit duke e bërë atë përgjegjës për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka futur Shqipërisë, interesit kombëtar dhe publik.
Sipas tij, teksa është një vjetori i zgjedhjeve, Presidenti është fajtor se gjithçka që ai ka thënë është provuar në mënyrë të qartë që nga manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve të 25 prillit, afera e inceneratorëve.
Akuzat për bllokim të propozimeve për ambasadorë, janë një mashtrim ordiner. Janë me dhjetëra ish-deputetë apo deputete apo njerëz që janë mashtruar, iu thuhet ta kemi çuar emrin tek Presidenti por ai nuk të do ty dhe do të na bllokojë.
Zogu i Tiranës edhe në gjumë gënjen. Nuk kam bllokuar asnjë propozim zyrtar për emërim ambasadori. Faktet janë shkresat zyrtare. Zogun e Tiranës do ta ndjekë si hije gjithë jetën firma që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës. I ftoj të gjithë të përfshirët në aferën e inceneratorëve të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ju ka dhënë garanci për të shkelur ligjin. Veç burgosjes së përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, është e rëndësishme që mbi 400 milionë euro abuzime të kësaj afere t’iu kthehen qytetarëve shqiptarë.
Duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti “koka e vërtetë” e aferës së inceneratorëve, tha se mblodhi Kongresin, “për t’iu thënë gjithë socialistëve, se përveç meje të gjithë duhet të shkoni në burg”.
Ai tha se sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverisë, por nënvizoi se nuk është Presidenti fajtor pse në Ukrainë që është në luftë nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po.
Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt të Qeverisë nuk është Presidenti fajtor.



