Shpërthen një tjetër konflikt i ashpër, Rusia i frikësohet sistemit amerikan të raketave

Shpërthen një tjetër konflikt i ashpër, Rusia i frikësohet sistemit amerikan të raketave

Rusia ka pranuar se i frikësohet planit të SHBA-ve për luftë bërthamore, ku raketat ruse balistike bëhen të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane, raporton Daily Star.

Kremlini ka pranuar se Shtetet e Bashkuara kanë fituar epërsi në zhvillimin e raketave balistike.

Kremlimi pretendon se SHBA-të kanë vendosur fshehurazi sistemet e raketave në Evropë brenda rrezes së pjesës më të madhe të Rusisë perëndimore.

Po ashtu, Kremlimi beson se mbrojtja amerikane e vendosur në disa shtete të Bashkimit Evropian, është e aftë për të hedhur poshtë raketat ruse balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Yemelyanov pohoi se sistemet e raketave amerikane në Evropë mund të jenë të gatshme për të hedhur raketa të shpejt ndaj Rusisë.

Mburoja e raketave amerikane gjithashtu ka aftësinë për të kapur raketat ruse balistike, tha ai. "Rezultatet e simulimit tregojnë se duke marrë parasysh shpejtësinë e lartë të raketës interceptuese, objektivi mund të interceptohet tashmë në fazat fillestare të fluturimit të tij," tha Yemelyanov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy