Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV u shpreh se dita e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ishte më e zeza e jetës së tij. Ai deklaroi se Edi Rama ka zgjedhur 17 majin si datë për shembjen e teatrit si simbolikë të “ditës së dashurisë me Bashën”.
Teatri është një nga shembujt e shkëlqyer si dështon një kauzë që nuk merr mbështetjen e duhur nga e gjithë masa kritike, që nuk voton dy partitë e mëdha. Shembja e teatrit ka qenë një mesazh i keq për shoqërinë civile dhe popullin sepse me të Rama ka thënë se nuk ka kala që nuk e marr. Kur u shemb ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Rama e ka zgjedhur 17 majin si simbolikë, që është dita e dashurisë Rama-Basha. Ato ditë kaloja nga teatri dhe isha me frikë. Fakti që zgjodhi 17 majin dhe të nesërmen hiqeshin masat ishte e kalkuluar për t’u thënë shqiptarëve s’ka më opozitë. Rama s’i lë asgjë rastësisë as për historinë e teatrit, që ka nisur që në korrikun e 98-ës”, tha ai.



