Konferenca e Kryetarëve miratoi gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.
Bëhet me dije se seancat plenare do të zhvillohen më datë 14, 21 dhe 24 korrik 2022.
Më 24 korrik Kuvendi do të mblidhet në seancë të posaçme plenare për të zhvilluar procesin e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.
Po ashtu në mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.
Njoftimi: Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022. Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.
Mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.



