Komisioni i Ligjeve rrëzon një tjetër dekret të Metës (VIDEO)

Komisioni i Ligjeve rrëzon një tjetër dekret të Metës (VIDEO)

Maxhoranca ka rrëzuar sot një tjetër dekret të presidentit Meta. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, me shumicë votash është rrëzuar dekreti për ligjin për Pushtetin Vendor.

Më 16 korrik, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim në Parlament ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”. Në argumentimin e Presidencës kërkohej rishikimi i dy neneve të ligjit.

Në relacionin e Presidentit, thuhej se ndryshimet ligjore cenojnë procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre.

Sipas presidentit nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019 krijojnë hapësira që bëjnë të mundur të ulet niveli vendimmarrës i kontrollit të organit kolegjial të këshillit bashkiak ndaj propozimeve dhe veprimtarisë të organit ekzekutiv të kryetarit të bashkisë, çka krijon mundësi që zhvillimi i pronave të shtetit në bashkëpunim me persona të tretë të realizohet përkundrejt përfitimeve për shtetin që nuk përkojnë me kërkesat e ligjit, me realitetin dhe me kushtet që ofron tregu.

Tre ditë më parë, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi 4 dekrete të tjera të Presidentit Ilir Meta: dekretin për privatizimet, për koncesionin e rrugës Orikum-Dukat, koncesionin për rrugën Milot-Balldren, atë ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy