31 noterë të përfshirë në pastrim parash/ Gërdupi dhe Buxhuku: Të shtohen kontrollet

31 noterë të përfshirë në pastrim parash/ Gërdupi dhe Buxhuku: Të shtohen kontrollet

Avokatët Gjon Buxhuku dhe Ili Gërdupi diskutuan në studion e MCN Informacion mbi aktivitetin e noterëve dhe përfshirjen e disa prej tyre në skemat e pastrimit të parave. Gërdupi theksoi se shit-blerja e pasurive të patundshme është sot forma më e përhapur e pastrimit të parave. Sipas tij, numri i lartë i transaksioneve që kryhen përmes tyre është një sinjal për përfshirjen e mundshme në pastrimin e parave. 

 

Ndërsa avokati Gjon Buxhuku tha se noterët kanë detyrimin në raportojnë në Agjencinë e Inteligjencës Financiare për çdo rast që vënë në dyshim ligjshmërinë e parave.  

 

Ili Gërdupi 

 

Kemi një numër noterësh që shohim se kanë një numër shumë të lartë transaksionesh të kryera. Është një tregues numri i lartë. Këto qartazi tregojnë se këta noterë janë më të preferuar sepse kanë një qasje më të zbutur në zbatimin e ligjit. Pra është një bazë dyshimi pse ky noter ka kaq shumë klientë. 

 

Nuk është detyra e noterit të verifikojë i kishte apo jo klienti të ardhurat, por kur sheh se një person kalon 5 apartamente, kjo krijon një bazë për dyshim. 

 

Noterët përfundojnë në lupën e pastrimit të parave kur një person që ka qenë pjesë e transaksionit bëhet pjesë e një procesi penal. Ne kemi pasur me dhjetëra noterë të pezulluar. Propozimi i deputetit Ndoja ishte specifik, ai e bën këtë duke pasur parasysh përvojën e tij si prokuror. 

 

Ka raste kur njerëz me të ardhura të rregullta duan të bëjnë një transaksion dhe noteri ngre pretendime për parregullsi, por kemi edhe liberalizim konkret ku mijëra metra katrorë transferohen nga një person te një tjetër. Ku e kanë drejtimin? Ai që i merr për çfarë i shfrytëzon? Janë disa transaksione dukshëm të dyshimta. Nëse personi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme të fshehë diçka dhe noteri sheh vetëm interesin e vet, pra marrjen e pagesës noteriale, atëherë ai nuk është duke bërë detyrën.  

 

Forma më klasike e mashtrimit ka qenë rishitja e të njëjtës pasuri të paluajtshme. Përpara ishte e vështirë të rinxirrje një kartelë të re pasurie. Qëllonte që ndërtuesit bënin disa kontrata të ndryshme për një njësi. Tashmë kjo pothuajse është shmangur duke mundësuar regjistrimin e lejes së ndërtimit në ASHK. Pasi prona regjistrohet, kjo është e pamundur të bëhet.

 

Tashmë është pak më e vështirë kur kemi të bëjmë vetëm me mashtrim dhe jo pastrim parash. Pastrimi i parave ndodh zakonisht me ndryshimin e mashtrimit lidhur me vlerën e pronës. Rishitja e pronës me një vlerë të re, qoftë duke ia ulur vlerën ose edhe duke ia rritur duke kompensuar blerësin me një shtesë cash. Sot kriminelët preferojnë që në vend që t’i mbajnë paratë në gjendje likuide, i investojnë në pasuri të paluajtshme. Çmimet e banesave janë rritur dhe kjo i bën ato një investim të mirë. 

 

 

Gjon Buxhuku 

 

Vëmendja është kthyer te noterët për shkak të hetimeve të SPAK. Në këto dosje janë përmendur 31 noterë. Nuk mund të vendosim nëse ata e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin. Në fakt, për të parë nëse janë vetëm këta apo ka edhe të tjerë, derisa të ketë vendime të formës së prerë nuk mund të flasim me bindje. 

 

Noteri duhet të raportojë te autoriteti përgjegjës, AIF. 

 

Vitet e fundit ka pasur bum ndërtimi. Në këtë sektor, pastrimi i parave mund të bëhet me pak transaksione por me vlerë më të lartë. Noteri nuk ka detyrimin të verifikojë ligjshmërinë e parave, por duhet të raportojë te AIF. Ne e analizojmë noterin si subjekt privat. Në fakt, në kuptim të ligjit, noteri është funksion publik, ndaj roli i tij është shumë i rëndësishëm.

 

Është e nevojshme të shtohen kontrollet. Referuar ligjit për noterinë, noterët duhet të inspektohen në mënyrë periodike. Nëse e shohim me kujdes, Ministria e Drejtësisë nuk I ka kapacitete për të bërë as inspektimet periodike. 

 

Janë raste të izoluara ato që janë ndëshkuar. Lidhur me penalizimin e noterëve, vlerësoj se nga pikëpamja administrative nuk ka pasur koherencë mes institucioneve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy