Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se shqiptarët në vend nuk sjellin drogë, por paratë e fituara nga paratë e drogës.
Duke vijuar Bregu sqaron se në Shqipëri nuk është se kalon ndonjë drogë e madhe.
Nuk është se kalon ndonjë drogë e madhe në Shqipëri. Shqiptarët qarkullojnë tonelata drogë në Evropën Perëndimore. Shqiptarët në Shqipëri nuk sjellin drogë, por paratë e fituara nga paratë e drogës.
Tonelatat me drogë zbresin në Holandë, Spanjë, Francë, Belgjikë etj. Nuk kanë lidhje me Shqipërinë.
Ajo që ka filluar SPAK të hetojnë janë paratë e drogës, jo droga.
Heroina nuk ka lidhje me Shqipërinë, nuk është treg Shqipëria. Heroina ka çmim më ndryshe, do të bëjë qarkullim nga Afganistani për të ardhur në Evropë. Ka shumë polici që korruptohen për të kaluar kjo drogë. Heroina nuk blihet më me para. Ndërrohet me kokainë, është bursë. Në Turqi kjo ndodh. Turqia sjell në Shqipëri heroinë. Shqiptarët e ndërrojnë në tregun evropian me kokainë. Grupet shqiptare funksionojnë në Evropë. Sikur e gjithë Shqipëria të konsumonte kokainë do ishte e pamundur që sasitë që qarkullojnë grupet shqiptare të futen në Shqipëri.



