Francë, del në ankand skuteri me të cilin Hollande shkoi te e dashura kur ishte president

Francë, del në ankand skuteri me të cilin Hollande shkoi te e dashura kur ishte president

Skuteri i përdorur nga ish-presidenti francez Francois Hollande, një Piaggio Mp3, për të vizituar partneren e tij aktuale, Julie Gayet, është nxjerrë në shitje në ankand.

Në vitin 2014, kur ishte në detyrë, Hollande u zbulua nga e përjavshmja “Closer” në motor përballë shtëpisë së Gayet.

Presidenti i atëhershëm në atë kohë ishte zyrtarisht partneri i gazetares Valerie Trierweiler.

Lajmi shkaktoi bujë të madhe, duke çuar në prishjen e marrëdhënieve zyrtare të kreut të shtetit.

Në vitin 2015, pallati Elysee shiti skuterin, i cili sot i përket pensionistit Patrick Sionneau. Çmimi bazë është dhjetë mijë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy