
Bisedën e fundit me poetin Petrit Ruka e cilësoi si tronditëse. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Kulla tregoi se kishte komunikuar me poetin tre ditë para se të ndërronte jetë dhe se i kishte thënë “mos u habit që pas pak mund të të bjerë sërish telefoni dhe të të lajmërojnë se unë u largova nga kjo jetë”.
“Kam komunikuar me të tre ditë para se të vdiste. Ajo që më tronditi më shumë ishte se më tha që kur ta mbyllësh telefonin mos u habit që pas pak mund të të bjerë sërish telefoni dhe të të lajmërojnë se unë u largova nga kjo jetë. Ai ishte pajtuar me këtë gjë dhe e dinte fundin. Ishte një bisedë tronditëse”, tha Kulla.



