
Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili qarkullonte me një armë zjarri me vete.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit në kryeqytet, ku pas informacioneve se një i ri qarkullon me armë zjarri, është bërë i mundur arrestimi i R.L. 30-vjeç.
Sipas burimeve të policisë, i riu sapo ka parë shërbimet e policisë ka hedhur armën në tokë dhe është larguar me vrap më qëllim që ti shpëtonte autoritetetve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e tipit pistoletë me të cilën qarkullonte 30-vjeçari.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia lokalizon dhe vë në pranga 30-vjeçarin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ali Demit.
Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shigjetat", bënë të mundur që në lagjen "Ali Demi" të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



