Komisioni Antikorrupsion, Rama: U etiketua padrejtësisht si vënie e drejtësisë nën kontroll. SPAK të zvogëlojë pjesën e zezë të administratës

Komisioni Antikorrupsion, Rama: U etiketua padrejtësisht si vënie e drejtësisë nën kontroll. SPAK të zvogëlojë pjesën e zezë të administratës

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për procesin e integrimit europian si dhe për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsionin tha se synimi është për mirëqeverisjen sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Rama tha se komisioni padrejtësisht u etiketua si një përpjekje e Partisë Socialiste për të vënë në kontroll drejtësinë.

Ai u ndal te arsyet e mëdha e ngritjes së komisionit të posaçëm dhe domosdoshmërinë e një dallge reformash që nuk lidhen vetëm me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.

Drupal Ad

E gjithë lënda për të kuptuar nisëm gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhen e Bashkimit Europian quhet screening, i cili mundëson leximin deri në qelisë të gjendjes së organizimit të shtetit dhe pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit në këtë rast të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe suksesshme.

Ka qenë një proces që ka zgjatur 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione.

Qeveria udhëheq procesin, ka një pjesë të rëndësishme të punës për të bërë vendin të gatshëm për anëtarësim, por BE nuk negocion me qeverinë, por me shtetin shqiptar dhe 157 institucione janë pjesë të gjithë përbërjes së skuadrës tonë që negocion me BE.

Përfshihen në këtë proces 32 institucione të pavarura. Nuk është aspak rastësi emri që i kemi vënë komisionit, kohë më parë se të shpjegonim.

Për të ardhur tek komisioni ne kemi pasur një proces.

Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë.

Ama pjesa e bardhë e administratës nuk është opinion, unë kam pasur pagjumësi kur ka nisur procesi i diagnostikimit, nga ideja që administrata, sepse në këtë proces është përfshirë një numër i madh punonjësish, ekspertësh drejtuesish të administratës, 1746 persona që nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi zgjedhur ne, por për shkak të pozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy