Berisha: Arsimi është viktimë e kleptokracisë, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit më e korruptuara

Berisha: Arsimi është viktimë e kleptokracisë, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit më e korruptuara

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me departamentin e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit, tha se arsimi është viktimë e kleptokracisë dhe në rrafshin psikologjik.

Ai deklaroi se arsimi ynë, është në rrënim dhe në shkatërri,

Sipas tij, nëse dixhitalizimi dhe mosha dixhitale kanë një dimension jetik për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet.

A mund të imagjinohet që, pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur blackout të plotë.

Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila përdor qindra milionë euro të taksapaguesve me tendera sekrete.

I bën me tendera sekretë se vjedh bashkë me të afërmit e Edi Ramës. Ajo që duhej të ishte modeli i transparencës, është modeli i blackout-it.

Meqë jemi këtu, vendosja e sistemit të prokurimeve dixhitale në vitet 2008-2009 solli një shumëfishim të pjesëmarrësve. Nga 8200 në vit arritën në 56 mijë.

Imagjinoni tani Edi Ramën me Zonjën Errësirë se si tenderat i dixhitalizimit i bën të gjitha të fshehta.

Berisha denoncoi se në Shqipëri, një pedagog universiteti paguhet tre herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe më keq se në diktaturën hoxhiste.

Bllokoi doktoraturat në një akt prej injorantësh, ua la universiteteve private se ndante me ta taksat që u viheshin doktorantëve. Katastrofë është gjendja në arsimin parauniversitar.

Është partizuar tërësisht, janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist. Portali është një kurth, një mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më.

Besoj se e dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm dy maturantë. Faktori demografik është një tjetër faktor shkatërrues për arsimin tonë.

Këtë vit Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para. Investimet janë bllokuar totalisht në zonat rurale, çka do të thotë largim, shpopullim.

Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por ne nuk duhet të dorëzohemi para tyre.

Përkundrazi, ne duhet të përgatisim me përgjegjësi të madhe programin dhe platformën për të shënuar me shpejtësi një kthesë serioze në arsimin tonë.

Në këtë gjendje, kjo konferencë është një burim drite, shprese për arsimin. Nuk duhet të rreshtim në përpjekjet për t’i qëndruar kohës, për të ecur me kohën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy