Studimi: Ka një mënyrë për t’i zbuluar tërmetet para se të ndodhin

Studimi: Ka një mënyrë për t’i zbuluar tërmetet para se të ndodhin

Në fund të Oqeanit Paqësor shtrihen kilometra të tërë fibrash optike, që përveç funksionit fillestar, mund të shërbejnë edhe për zbulimin e tërmeteve. Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka arritur në konkluzionin se këto kabllo mund të kthehen në sensorë sizmikë. Ekipi kërkimor ia ka dalë t’i shndërrojë përkohësisht 20 kilometra kabllo ekzistuese fibrash nënujore ekzistuese në një rresht sensorësh sizmikë në fund të Oqeanit Paqësor. Falë këtyre sensorëve "të improvizuar", studiuesit regjistruan një tërmet me madhësi 3.5 dhe zbuluan një sistem të ri të çarjeve të tokës në brigjet e Kalifornisë. Rezultatet e kërkimit të tyre u botuan në revistën “Science”.

Kabllot me fibër optike transmetojnë informacionin siç ndodh me dritën. Një rrjet i gjerë nënujor me këto kabllo lidh të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës, dhe transmeton të dhëna telekomunikuese, përfshirë trafikun telefonik dhe internetin.

Harta e shtrirjes së fibrave optike që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje 

Studiuesit kanë përdorur një teknikë të quajtur "zbulimi akustik i shpërndarë", i cili funksionon duke dërguar impulse të dritës përmes kabllit dhe duke analizuar dritën që kthehet për të zbuluar lëvizjet e lehta. "Nëse nis të lëvizësh një pjesë të caktuar të fibrave, sepse ka një valë sizmike që përhapet, do të jeni në gjendje ta shihni atë tension të valës sizmike në kabllo", thotë drejtuesi i studimit, Nathaniel Lindsey.

Gjatë një eksperimenti katërditor, skuadra mati një tërmet, si dhe shpërndarjen e fronteve të valëve të tërmetit për shkak të çarjeve (fraktura në koren e tokës) të panjohura më parë në Gjirin Monterey. Sipas studiuesve, zbulimi mund të përdoret për të shndërruar kabllot e tjera ekzistuese që nuk përdoren, në sensorë sizmikë në det të hapur, për të krijuar një hartë më të gjerë me çarjet e tokës dhe tërmetet nënujore. Kabllot në këtë studim ishin të vendosura në një zonë të cekët bregdetare, me një thellësi maksimale rreth 100 metra. Në të ardhmen, studiuesit planifikojnë ta provojnë këtë teknikë në thellësi të tjera të detit. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy