Santo Domingo, 6 foshnja të sapolindura gjenden të hedhura në varreza

Santo Domingo, 6 foshnja të sapolindura gjenden të hedhura në varreza

Policia në Republikën Domenikane deklaroi të enjten se është në kërkim të një kujdestari varrezash si pjesë e një hetimi mbi trupat e pajetë të gjashtë foshnjave të porsalindur të gjetur të hedhura pranë një varreze në kryeqytetin Santo Domingo.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësja e një spitali tha se institucioni kishte dorëzuar trupat e gjashtë të porsalindurve në shtëpinë e funeralit El Popular për kryerjen e varrimit të duhur.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i vendit konfirmoi për Associated Press se trupat e dorëzuar të martën ishin të njëjtat që u gjetën të mërkurën në mëngjes pranë varrezave.

Pronari i shtëpisë funerale, i identifikuar si Juliin Encarnacion Montero, deklaroi se trupat u dërguan në varreza dhe iu dhanë kujdestarit të zhdukur.

Ai tha se kishte një kopje të bisedës në të cilën kujdestari i paidentifikuar shprehej se i kishte marrë trupat dhe më pas i kishte harruar.

Autoritetet njoftuan se foshnjat vdiqën në data të ndryshme për shkaqe të ndryshme dhe se prindërit nuk i kërkuan trupat për shkak se nuk kanë burime financiare për të kryer varrimin.

Zyrtarët e spitalit vunë në dukje se mund të kalojnë disa javë midis vdekjes dhe varrimit, duke qenë se institucioni kontrakton një zyrë funerali pasi të ketë një numër të caktuar trupash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy