Situata nga Covid-19 në 24 orë, ndërrojnë jetë 4 persona

Situata nga Covid-19 në 24 orë, ndërrojnë jetë 4 persona

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 406 raste të reja me Covid-19, nga 2506 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet janë regjistruar në këto bashki:

185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.

Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 406

Të shëruar në 24 orë 484

Të shtruar në spitale 136

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2506

Testime totale 1,400,658

Raste pozitive 201,045

Raste të shëruara 191,386

Raste Aktive 6,551

Humbje jete 3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3318

Fier 645

Gjirokastër 534

Shkodër 461

Berat 351

Durrës 345

Elbasan 299

Vlorë 213

Lezhë 146

Korçë 129

Dibër 67

Kukës 43

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy