Kriza politike, ka ulur përsëri Ramën dhe Metën në një takim kokë më kokë tek “Vila 30”

Kriza politike, ka ulur përsëri Ramën dhe Metën në një takim kokë më kokë tek “Vila 30”

Kriza politike dhe zgjedhja e presidentit të ri, ka ulur në një takim kokë më kokë kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Takimi mes bashkëkryetarëve të kooalicionit qeverisës po mbahet tek “Vila 30” pranë kryesisë së Kuvendit.

Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes. Nga ana tjetër ky takim po zhvillohet para proceduarve për zgjedhjen e Presidenti të ri.

Ndërsa vlen të theksohet se zgjedhjet e 18 Qershorit janë shumë afër dhe opozita ka theksuar se nuk do të marrë pjesë nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpos kësaj Partia Demokratike kërkon dhe krijimin e një qeverie teknike.

Sakaq lidhur me këtë situatë kryeministri Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor. Ndërkohë aleati i tij në koalicion Ilir Meta ka thënë se zgjedhje pa opozitën nuk do të këtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy