
Telefonat fiks nuk do të përdoren më në Britaninë e Madhe pas vitit 2025. Sipas Daily Mail, përkrahësit e tranzicionit epokal janë kompanitë e telekomunikacionit që, në të gjithë vendin, synojnë të favorizojnë kalimin në telefoninë celulare, kjo edhe falë 5G.
Për më tepër, operatorët kryesorë tani ofrojnë tarifa abonimi që nuk përfshijnë më thirrje të pakufizuara nga një numër fiks, por vetëm lidhjen e internetit në shtëpi dhe, shpesh, një kartë SIM për smartphone, në mënyrë që të nxitet kalimi në celular. Në Evropë, disa vende tashmë i kanë përqendruar politikat e tyre tregtare në braktisjen e linjës fikse, siç është Franca, ku kontratat e telefonisë fikse nuk ekzistojnë më.
Megjithatë, lidhur me këtë, në Britani ka kritika, veçanërisht nga brezi i tretë, pa celular dhe internet. Drejtoresha e shoqatës Age Age, Caroline Abrahams, tha: "Duke pasur parasysh që rreth gjysma e të moshuarve mbi 75 vjeç nuk janë online, mund të ketë një problem serioz komunikimi për qytetarët tanë". Duhet thënë se heqja nga përdorimi e telefonit fiks nuk është pasojë e fikjes së antenave ose infrastrukturave të dedikuara. Është thjesht një prirje që, në Britaninë e Madhe si gjetkë, është evidente dhe lidhet me zhvillimin e shërbimeve të ndryshme. Në çdo rast, organizatat kryesore tashmë i kanë siguruar britanikët për një tranzicion të butë drejt teknologjisë celulare, gjithashtu përmes ofertave specifike, si për blerjen e telefonave inteligjentë ashtu edhe për planet "vetëm për zërin" për moshat mbi 70 vjeç.



