Protestat masive në Serbi kanë vijuar edhe mbrëmjen e së enjetes kohë në të cilën Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e tërhoqi vendimin për orën policore, dhe riizolimin e vendit si shkak i rasteve të reja me Covid-19.
Jo vetëm në Beograd por edhe në disa qytete të tjera të Serbisë janë mbajtur protesta masive e të dhunshme nga qytetarët për shkak të pakënaqësisë për mënyrën se si po lufton shteti kundër pandemisë COVID-19.
Ajo çfarë ka rënë në sy është “përfshirja” e Kosovës në protestat e tyre. Në një nga videot e publikuara nga mediat vendase dëgjohet që një grup djemsh të veshur me kostume të zeza këndojnë këngë për Kosovën, ndërkohë që ftojnë edhe qytetarët e tjerë të ulen të këndojnë me ta.
Kamera e "Blic" regjistroi gjithashtu një video të një grupi prej rreth 15 të rinjve të veshur plotësisht në të zezë, të cilët prishin konceptin e protestës: ata po qëndrojnë me alkool dhe cigare në drekat e tyre dhe këndojnë këngë për Kosovën.
Shumica i ftojnë ata të ulen, por atyre nuk u interesojn. Këta janë përkrahësit e “Srdjan Nog”, të cilët përveç këngëve për Kosovën, përgjigjen "ngrihu". Të pyetur se cilat ishin taktikat e tyre, ata nuk kishin përgjigje.
Protestat nisën mbrëmë në orën 19:00 para Kuvendit të Serbisë në Beograd, por edhe në Novi Sad, Kragujevac, Nish, Subotica, Bor dhe Valjevo. Një numër i madh i policisë vëzhguan disa orë para protestës. Dëgjoheshin bilbilat dhe britmat sporadike, por slogani i protestave të mbrëmshme ishte "Uluni, mos bini pre e dhunës dhe gënjeshtrave".
Ndërsa vet Vuçiç për këto protesta deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.



