Irani po përpiqet të dëmtojë fushatën e Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë me operacione të fshehta ndërhyrjeje.
Kështu kanë deklaruar disa zyrtarë të inteligjencës amerikane, sipas të cilëve, raporton Wall Street Journal, Teherani ka frikë se kthimi në pushtet i ish-presidentit mund të dëmtojë më tej marrëdhëniet me Uashingtonin.
Në vitin 2022, Twitter, tani X, pezulloi përgjithmonë një llogari të lidhur me liderin suprem të Iranit Ali Khamenei pasi promovoi një video që përshkruante një atentat të ish-presidentit Donald Trump.



