
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaron se “humbjet e Rusisë në Ukrainë kanë tejkaluar pragun psikologjik prej 120 000 ushtarakësh.
“Gjatë ditës së fundit u eliminuan 860 armiq, tani humbjet totale të Federatës Ruse nga 24 shkurti deri më sot arrijnë në 120.160 ushtarë rusë”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas vlerësimeve të SHBA-së, numri i viktimave ruse mund të ketë arritur në 188 000 që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës: shifra u zbulua për gazetën “Sun” me rastin e samitit Ramstein në Gjermani.
Gazeta ia atribuoi shifrat "burimeve të mbrojtjes", pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar "një sasi të madhe viktimash, mbi 100 000". Numri i viktimave besohet se përfshin si forcat ruse ashtu edhe grupin mercenar Wagner. Sot ushtria e Kievit ka njoftuar se ushtarët rusë të vdekur janë 120 160, nga të cilët 860 u vranë dje.
Në qytetin Vovchansk, në rajonin lindor të Kharkiv, një grua vdiq pasi një granatë e hedhur nga trupat ruse goditi shtëpinë e saj, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Synegubov. "Armiku vazhdon të terrorizojë popullsinë civile të rajonit të Kharkivit në vendbanimet kufitare të rretheve Kupyan, Chuguyiv dhe Kharkiv. Gjatë ditës së djeshme, pushtuesit bombarduan Vovchansk, Kupyansk, Strilecha, Vilcha, Ogirtseve dhe vendbanime të tjera me artileri, tanke dhe mortaja”, thuhet në njoftim.



