NATO solidarizohet me Ukrainën, zotohen të ndihmojnë me riparimet e infrastrukturës

NATO solidarizohet me Ukrainën, zotohen të ndihmojnë me riparimet e infrastrukturës

Ministrat e jashtëm të NATO-s thanë të martën në një deklaratë të përbashkët se ata mbeten të palëkundur në "angazhimin për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës" dhe u zotuan se aleatët do ta ndihmojnë Ukrainën ndërsa ajo riparon infrastrukturën e saj energjetike mes sulmeve ruse.

Veprimet e papranueshme të Rusisë, duke përfshirë aktivitetet hibride, shantazhin e energjisë dhe retorikën e pamatur bërthamore, minojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thuhet në deklaratë.

Ne dënojmë mizorinë e Rusisë ndaj popullatës civile të Ukrainës dhe shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, të tilla si dëbimet me forcë, torturat dhe trajtimi barbar i grave, fëmijëve dhe personave në situata të cenueshme”, thuhet në deklaratë.

Më tej ata shtojnë se mbeten gjithashtu të vendosur në mbështetjen e përpjekjeve afatgjata të Ukrainës në rrugën e saj të rindërtimit dhe reformave të pasluftës, në mënyrë që Ukraina të mund të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike, të modernizojë sektorin e saj të mbrojtjes, të forcojë ndërveprueshmërinë afatgjatë dhe të pengojë agresionin e ardhshëm.

Ukraina ka përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike.

"Ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë me Ukrainën ndërsa ajo avancon aspiratat e saj euro-atlantike," thanë ministrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy