Ky është shansi më i mirë për t'i zbuluar alienët

Ky është shansi më i mirë për t'i zbuluar alienët

Gjuetarët e alienëve duhet të bëhen gati për vitin 2028, kur një ngjarje e rrallë pritet të ndodh, e cila mund të ofrojë një mundësi ideale për të gjetur dëshmi të jetës në planetet tjera.

Observatori Jugor Evropian ka parashikuar një ngjarje të rrallë gravitacionale, në të cilën planetet e ngjashme me Tokën do të sillen rreth yjeve afër sistemit tonë diellor.

Parashikimi vjen pak pasi astronomët njoftuan për zbulimin e Proxima B – një planeti të ngjashëm me Tokën i cili mund të përmbajë jetë jashtëtokësore, transmeton Gazeta Express.

Parashikimi është i bazuar në trajektoret e Alpha Centauri A dhe B – një palë yje që lëvizin me shpejtësi në sistemin më të afërt diellor me tonin.

Duke përdorur të dhëna të reja dhe arkiv, hulumtuesit parashikuan lëvizjen e yjeve gjatë 34 viteve të ardhshme. Më 2028, një ngjarje gravitacionale, nga e cila drita nga një objekt në distancë do të lakohet nga yjet e afërta përmes fushave të tyre gravitacionale, do të ofrojë mundësinë për t’i parë planetët në sistemin më të afërt diellor.

Ky fenomen ishte parashikuar nga Ajnshtajni në Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit më 1916.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy