“Serbia, satelit i Rusisë”, Osmani kërkon përkrahje nga partnerët ndërkombëtarë

“Serbia, satelit i Rusisë”, Osmani kërkon përkrahje nga partnerët ndërkombëtarë

Nga Samiti i liderëve europianë në Moldavi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në Veri. Po ashtu kryetarja e shtetit theksoi se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord në Bruksel.

Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendencave dhe të parandalohet ndikimi i këtyre...Vuçiçi është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë... Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen...dhe të ecim në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, shtoi ajo.

Osmani u shpreh se bandat kriminale po i terrorizojnë edhe qytetarët në veri.

Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t'i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë...Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiçi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën... Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy