Plani evropian/ Krasniqi: Përmes marrëveshjes, Serbia ka fituar më shumë se Kosova, do të marrë favore pa dhënë asgjë!

Plani evropian/ Krasniqi: Përmes marrëveshjes, Serbia ka fituar më shumë se Kosova, do të marrë favore pa dhënë asgjë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic, i thanë 'po' planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Këtë plan, analisti Milazim Krasniqi në një komunikim për MCN tv, e sheh më shumë si pasojë e presionit ndërkombëtar sesa si pasojë e vullnetit dhe vizionit të Kurtit e Vucic.

Ky ka ardhur si një presion i madh ndërkombëtar mbi Kurtin e Vucic, si pasojë e eskalimit të situatës në veri disa herë brenda vitit e cila rrezikonte të shndërrohej në konflikt të armatosur.

Pra nuk është as pasojë e vullnetit bile as e vizonit të tyre, por çështje e një presioni të madh ndërkombëtar veçmas të SHBA. Mirë është që ndodhi ky presion se përndryshe udhëheqësit ballkanas nuk marrin vesh veçse me topuz.

Kjo marrëveshje si e tillë besoj se është e dobishme në funksion të de-eskalimit të situatës dhe të prishjes së një status quo, por e vërteta është se kjo është kalimtare, e përkohshme, nuk e zgjidh problemin përfundimisht dhe për këtë arsye, besoj se ka shumë dilema lidhur me këtë.

Plani Franko-Gjerman përmban propozime jo të lehta që Kosova i pranoi siç është, vetëmenaxhimi i pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimi i statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe, që për analistin Krasniqi, janë kosto për Kosovën.

Për Krasniqin, me këtë Serbia ka marrë më shumë favore, pa dhënë asgjë në këmbim.

Kostoja do të jetë për Kosovën, ndoshta jo për Kurtin dhe për politikën. Për Kosovën është një barrë e rëndë sepse me këtë marrëveshje, sepse në këtë marrëveshje, Serbia ka marrë favore në tre drejtime.

Drejtimi i parë është formimi i tre bashkësive me komuna serbe e cila de facto ka marrë inderenca të një autonomie territoriale dhe politike.

E dyta, planifikohen të rriten edhe kompetencat dhe hapësirat e veprimit të Kishës Ortodokse Serbe të cilat me planin e Ahtisarit ka qenë e shndërruar në shtet brenda shtetit dhe e treta përmes këtij drafti, Serbia ka rikthyer një rrënje legale në ndikimin, në zhvillimet politike në Kosovë sepse nën vellon e mbikëqyrjes së realizimit të këtyre marrëveshjeve, ajo do të ketë një kanal direkt komunikimi me qeverinë e Kosovës.

Pra, në të tria frontet, Serbia ka marrë favore shumë të mëdha, pa dhënë asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy