Filmi mjaft i dashur për shqiptarët “Scarface” së shpejti do të ketë një remake. Regjisori Antoine Fuqua, i njohur për regjinë e filmit “Training Day” me aktorin Denzel Washington, po përgatitet të xhirojë një version të ri të filmit të madh të regjisorit Brian De Palma. Akoma nuk dihet se kush do të jetë aktori që do të zëvendësojë Al Pacino-n në rolin e Tony Montanës. Ky do të jetë versioni i tretë i këtij filmi pas atyre të 1932 dhe 1983.
Më poshte do të ndiqni një klip nga filmi “Scarface” i regjisorit Brian De Palma.



