Panchev: RMV përgjegjëse në rrugëtimin saj në BE, kërkesat e komunitetit bullgar si pakicat e tjera

Panchev: RMV përgjegjëse në rrugëtimin saj në BE, kërkesat e komunitetit bullgar si pakicat e tjera

Analisti shqiptar në Bullgari, Anton Panchev në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me integrimin Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian për të cilin u shpreh se tani ajo është vetë përgjegjëse për këtë rrugëtim.

Ai tha se komuniteti bullgar nuk po kërkon asgjë më tepër sesa pakicat e tjera, ndërsa theksoi se ende nuk kanë gati një dokument por që janë në dijeni të asaj që do të shkruhet atje.

Bullgaria ka një politikë konsidente ndaj Maqedonisë së Veriut. Kërkesat bullgare u pranuan dhe nga Bashkimi Evropian dhe tani Maqedonia e Veriut duhet të jetë përgjegjëse në rrugëtimin e saj në BE sepse janë angazhime, kërkesa, kushte të përfshira në kornizën negociuese të BE, pra këtu dhe qëndrimi bullgar dihet dhe komuniteti atje nuk është duke kërkuar asgjë më tepër se sa ato të pakicave të tjera.

Ende ne nuk kemi një dokument me detyrimet specifike të planifikuara ndaj Maqedonisë së Veriut, por e dimë se çfarë atje do të shkruhet, për mbrojtje të identitetit, historisë, kulturës bullgare. Pra këtu hynë dhe disa çështje historike për periudhën e mesjetës, rilindjes, për ngjarje historike, por çështja kryesore janë të lidhura me të drejtat e komuniteti bullgar.

I pyetur mbi deklaratën e Kurtit se Ballkani është në prag lufte, ai theksoi se një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen.

Duhet të them se personalisht se kam besuar se në shekullin tonë mund të ketë luftë, se Putini është kaq agresiv, se mund të sulmonte Ukrainën, por për fat të keq ndodhi kështu. Nuk e dimë nëse në të ardhmen e afërt Rusia do të pushtojë një pjesë të madhe të Ukrainës dhe në vitet në vijim mund të kemi një konflikt të armatosur sepse Serbia është një shtet që mund të përdorë dhe armën për të mbrojtur interesat e veta, prandaj nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy