“Arrest me burg” për kushëririn e gjyqtarit Miri, luante rolin e sekserit

“Arrest me burg” për kushëririn e gjyqtarit Miri, luante rolin e sekserit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mëngjesin e sotëm masën e sigurisë arrest me burg për kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Kujtim Miri u akuzua për korrupsion duke luajtur rolin e sekserit në marrjen e lekeve për tjetërsimin e një vendimi.

Pak ditë më parë në shtëpinë e gjykatësit Miri u gjetën një shumë e madhe lekësh, por ai pretendon se është pronari i vetëm një pjesë të vogël të parave, ndërsa shuma tjetër është e familjarëve.

Për pjesën e parave që janë gjetur në dhomën e fëmijëve në një çantë gjyqtari pretendon se janë para të familjarëve të tij të dhëna për një veprim kontraktor  civil, provuar edhe kjo nga noteria, por që për shkak të ndryshimit të qëndrimit për blerjen civile, do të përdoreshin ndoshta për kurimin e tij.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy