Për arsye sigurie, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar praninë e tij në Jarinjë.
Kujtojmë që pranë Jarinjës pati sot protesta nga ekstremistët serbë, të cilët u përplasën me policinë serbe. Në një reagim për Koha.net, KFOR bën me dije se përforcimi i trupave është bërë për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve.
Është gjithmonë thelbësore që të gjithë personat që marrin pjesë në protestë të shmangin dhunën dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur çdo veprim joproporcional, qëndrim agresiv dhe sjellje që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë e panevojshme”.



