
Qarku i Durrësit ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave për përfshirjen e krimit të organizuar në mbështetje të kandidatëve të ndryshëm politikë.
Analisti Sami Neza, në një intervistë për "MCN Live", deklaroi se lista e Partisë Socialiste për këtë qark në zgjedhjet e vitit 2021 është një shembull tipik i ndërhyrjes së krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë.
Sipas analizës së tij, zgjedhjet në Durrës nuk duhen parë thjesht si një proces demokratik, por si pjesë e një mekanizmi që përfshin bashkëpunimin midis krimit të organizuar dhe pushtetit vendor e qendror, për të ndikuar në listat e kandidatëve dhe për të manipuluar votat.
Po ta shikojmë historinë, në zgjedhjet e fundit, nuk është se secila prej cilësive i përket secilën prej periudhës zgjedhore ne këtë qark.
Por tani është interesante për vet problematikat që ka patur me organizata kriminale dhe me ndërhyrjet e krimi te organizuara në bashkëpunim me qeverinë për të ndërhyrë qoftë në listat e deputetëve të PS qoftë edhe për të manipuluar votat përmes mekanizmit i cili bashkon në një krimin e organizuar, pushtetit vendor dhe qendror.
Ai përmendi raste të individëve të përfshirë në aktivitete kriminale, të cilët janë larguar apo janë zëvendësuar në lista pas ndërhyrjes së grupeve kriminale.
Durrësi është tipik, ndoshta qarku më interesant për tu parë nga ky këndvështrim nisur nga zgjedhjet e vitit 2021, ku kemi largim nga listat të burgosur të listës, zhvendosje ne lista me ndërhyrje te grupeve kriminale, çka e ka bërë Durrësin të mos shikohet më si një qark ku zhvillohet zgjedhje por si një qark ku zhvillohet një mekanizëm që është tërësisht kundër standardeve te zgjedhjeve te lira dhe demokratike dhe kundër pluralizmit dhe demokracisë.
Është problematike që mendoj qe edhe ne këto zgjedhje do të shfaqet por duke patur parasysh që një pjese ë njerëzve të cilët kanë demonstruar këtë lidhe gjatë periudhave te tjera zgjedhore, nuk janë më aktorë publik në skenë politike te qarkut te Durrësit por nuk e di se sa është mundësia e tyre e ndikimit duke qenë pas skene ose pas hekurave të qelisë.



