Cërrik, 23-vjeçari fut në makinë dhe përdhunon vajzën 10 vjeçe

Cërrik, 23-vjeçari fut në makinë dhe përdhunon vajzën 10 vjeçe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Cërrik. Një 23-vjeçar ka marrë në makinë një vajzë të vogël dhe e ka përdhunuar.

Sipas policisë, ku Emiljan Xhika, 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë, u arrestua nga specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, me akuzen e përdhunimit.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Mësohet se vajza që u përdhunua është vetëm 10 vjeçe. “News 24” raporton se djali e takoi atë në rrugë dhe aty e tërhoqi me dhunë dhe e futi brenda automjetit te tij, ku edhe e perdhunoi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy