Zjarr në një apartament në Tiranë, vdes 60-vjeçari

Zjarr në një apartament në Tiranë, vdes 60-vjeçari

Një 60-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi apartamenti ku jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.

Nga zjarri i rënë, si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë Lulëzim Canaj, rreth 60 vjeç person me aftësi të kufizuara.

Mësohet se 60-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte të pamundur të lëvizte.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve.  Dy prej tyre janë dërguar në spital si pasojë e asfiksisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy