Argjentina mbyll 4 ambasada në Lindjen e Mesme për shkak të sigurisë

Argjentina mbyll 4 ambasada në Lindjen e Mesme për shkak të sigurisë

Qeveria argjentinase ka urdhëruar mbylljen e katër prej ambasadave të saj jashtë vendit në përgjigje të alarmit të sigurisë globale të shkaktuar nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit.

Bëhet fjalë për zyrat diplomatike në Izrael, Iran, Siri dhe Liban. Sipas autoriteteve, kjo është një masë e përkohshme për arsye sigurie e cila tashmë është komunikuar nga Ministria e Jashtme.

Ky vendim do të jetë në fuqi derisa presidenti Javier Milei të përcaktojë hapat e ardhshëm që duhet të ndjekin në kuadër të përshkallëzimit të konflikti në Lindjen e Mesme.

Tensionet në Lindjen e Mesme u rritën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me mbi 300 dronë dhe raketa si një shenjë hakmarrjeje ndaj bombardimit të konsullatës iraniane në Damask, ku humbën jetën disa persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy