Prapaskena, Sali Berisha “shkarkon” Gridën si zëdhënëse të grupit të PD

Prapaskena, Sali Berisha “shkarkon” Gridën si zëdhënëse të grupit të PD

Të ngujuar në sallën e seancave plenare, demokratët u informuan në kohë reale për çdo lëvizje nga kundërshtari politik. Dalja për media e Taulant Ballës, që mohonte përdorimin e fjalorit fyes të Edi Ramës ndaj ish-liderit të tyre vuri në lëvizje të djathtët.

“BalkanWeb” zbardh diskutimin e zhvilluar mes demokratëve për personin që do të replikonte me kryetarin e grupit socialist. Në mbledhjen e ngushtë u propozua që Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit të dilte e t’u përgjigjej akuzave të socialistëve publikisht.

Propozimi mori “pëlqimin” e ish-kryeministrit edhe pse nuk e pohoi me zë, por mesa duket Lulzim Basha kishte një tjetër emër në mëndje.

Ai thirri zëdhënësen e grupit Grida Duma, të afrohet. Emri i Grida Dumës nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, i cili i është drejtuar Bashës me fjalët: “Jo, jo, lëre fare”, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord që Grida të flasë për mediat.

Burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije se zëdhënësja e grupit i është përgjigjur menjëherë thirrjes së kryetarit dhe është afruar, por nuk i ka komunikuar asgjë dhe është kthyer mbrapsht sërish, ndërsa Sali Berisha është çuar nga vendi i tij.

Lulzim Basha i gjendur në “vështirësi” është detyruar të gjejë një zgjidhje që të mos mërzisë askënd, duke dalë vetë për mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy