
Shqipëria triumfoi me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë dominuan gjatë gjithë takimit, ku përveç tre golave të shënuar, kishte edhe disa raste të tjera të pastra. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Nedim Bajrami shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një asist të Jasir Asanit, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 20-të. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Shqipërisë, erdhi edhe goli i vendasve me autor Faero. Pjesa e dytë nisi me Shqipërinë në sulm dhe në minutën e 52-të, ishte Kristjan Asllani, i cili realizoi një “perlë” nga jashtë zone duke i dhënë avantazhin kuqezinjve. Për të vulosur shifrat në 3-1 mendoi Ernest Muçi, i cili shënoi pas një aksioni të shkëlqyer. Fitore e rëndësishme për Shqipërinë që ngjitet në vendin e dytë në Grupin E, me 6 pikë, 1 më pak se Çekia kryesuese.



