“Apple” ia del në Arabinë Saudite, gratë mund të punojnë me burrat

“Apple” ia del në Arabinë Saudite, gratë mund të punojnë me burrat

"Apple" ia del në Arabinë Saudite. Kompania me bazë në Kupertino ka marrë garancinë nga autoritetet lokale se në dyqanet e saj do të lejohet që femrat dhe meshkujt të punojnë bashkë.

Ashtu si edhe për të tjerë kompani të mëdha, edhe për "Apple", ky është një sukses dhe heqja e një pengese mbi investimet në vend. Siç raporton “Financial Times”, dyqanet e para “Apple” janë hapur në vitin 2015, në Dubai dhe Abu Dabi.

Mundësia e diversifikimit të punës në Arabinë Saudite hap derën për një hapje potenciale të pikave të shitjes nëpër pjesën tjetër të vendit.

Edhe pse ligjet e vendit u lejojnë grave të punojnë në të njëjtin vend me burrat, por këto ligje janë jo fort të qarta dhe shpeshherë bëhen subjekt i interpretimeve të autoriteteve, të cilat u kërkojnë kompanive mjedise të ndara për pushimin e drekës apo për lutjet.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy