Është arrestuar në Paris, Francë biznesmeni Ermal Beqiri.
Lajmi është konfirmuar nga burime për MCN Tv.
Beqiri ishte shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.
SPAK ka caktuar për Ermal Beqiri masën e sigurisë “arrest me burg”, i cili akuzohet për “Konkurrencë të paligjshme përmes dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si edhe “Pastrimi i parave”.
Kujtojmë se Ermal Beqiri është ortak në kompanitë:
-Horizon – Ermal Beqiri 100%
-NSolution (ish “Itirana”) – Ermal Beqiri 100%
-AL SOFT – Ermal Beqiri 100%
-SOFT & SOLUTION – Ermal Beqiri 100%
- AL-FORENSIC – Ermal Beqiri 50%, Ardian Pollo 50%
- ALB RED STONE – Ermal Beqiri 50%, Dorian Sheshi 50%
- 5min.al – Ermal Beqiri 100%
- IMO SOLUTION – Ermal Beqiri 100%
- R&D Solution – Ermal Beqiri 100%
- Cyberfarm – Kushtrim Shala 51%, Ermal Beqiri 49%
DATA STORM – Ermal Beqiri 100%
Sipas Le Journal de Dimanche Beqiri ësht ndaluar nga policia franceze pasi fluturoi në mënyrë të paligjshme mbi centralin bërthamor të Penly, në departamentin Seine-Maritime, duke ngritur shqetësime tek autoritetet.
Në artikullin e JDD raportohet se ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, kur një avion i vogël civil, që po fluturonte në lartësinë rreth 1.200 metra, uli papritur lartësinë, duke hyrë nën kufirin minimal të lejuar për fluturimet mbi një objekt strategjik si centrali bërthamor.
Pas alarmit, Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Francës dërguan një mjet ajror që shoqëroi avionin deri në aeroportin e Albert, në departamentin Somme.
Në momentin e uljes, piloti u ndalua nga policia dhe u vu në arrest për t'u marrë në pyetje.
Pritet ekstradimi i Beqirit drejt Shqipërisë.



