
Presidenti i SHBA Donald Trump ka rritur sulmet e tij ndaj hetimit për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, duke kërkuar që ato të përfundojë "tani".
Në një seri mesazhesh në Twitter, ai tha se Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions duhet të ndërpresë hetimin për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhjet presidenciale.
Gjithashtu Trump sulmoi edhe këshilltarin e posaçëm Robert Mueller, i cili kryeson hetimin, të cilin ai e quajti "plotësisht të kontradiktor".
Vërejtjet e tij janë të dukshme sepse ai vetë e ka pranuar më parë që Departamenti Amerikan i Drejtësisë duhet të jetë i lirë nga ndërhyrja politike.
Sipas mediave amerikane, disa ndihmës të Trump besojnë se Mueller do të raportojë së shpejti mbi gjetjet e hetimit të tij, pasi ato lidhen me presidentin.
“Kjo është një situatë e tmerrshme dhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions duhet ta ndalë këtë gjueti të manipuluar shtrigash tani, përpara se të vazhdojë të njollosë vendin tonë edhe më tej. Bob Mueller është plotësisht kontradiktor dhe 17 demokratët e tij të zemëruar që po bëjnë punën e tij të pistë, janë një turp për SHBA!”, shkruante Trump.
Presidenti republikan gjithashtu hodhi poshtë edhe rastin kundër ish-menaxherit të tij të fushatës, Paul Manafort, gjykimi i të cilit po hyn në ditën e tij të dytë.
Gjyqi i Manafort është i pari që del nga hetimi i Mueller.

Trump tha gjithashtu se Manafort ishte duke u trajtuar më keq se mafiozët e epokës së Çikagos, Al Capone.
Manafort, 69 vjeç, udhëhoqi fushatën e zotit Trump për tre muaj deri në gusht 2016.
Ai është akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash që rrjedhin nga puna e tij këshilluese politike në Ukrainë.



