Vuçiç pas takimit me Putinin: Nuk jam optimist për një zgjidhje përfundimtare Prishtinë-Beograd

Vuçiç pas takimit me Putinin: Nuk jam optimist për një zgjidhje përfundimtare Prishtinë-Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka takuar sot në Sochi kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjes, përfshirë edhe zgjidhjen e ngërçit me Kosovën.

Ai qw nw fillim të bisedës u shpreh se nuk ishte optimist kur bëhet fjalë për një zgjidhje përfundimtare kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton Blici serb.

Referuar njoftimeve zyrtare, Vuçiç ka thënë se nuk shpreson shumë që mund të arrihet një marrëveshje kompromisi Prishtinë-Beograd.

“Por më duhet t'ju them se nuk jam optimist për arritjen e një zgjidhje përfundimtare kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës, por ne do të diskutojmë së bashku këtë temë” , tha Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb e ka falënderuar Putinin për qëndrimin “parimor’ të Rusisë karshi Kosovës.

Ky takim mes dy presidentëve vjen pas aferës me spiunin rus që kishte lëkundur themelet e Beogradit, e madje edhe miqësinë Moskë-Beograd

Presidenti falënderoi edhe një herë Putin për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Serbinë në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe interesave kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy