Ministri Cakaj: Shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë shqiptarë (VIDEO)

Ministri Cakaj: Shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë shqiptarë (VIDEO)

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka bërë të ditur sot se nga shërbimet diplomatike janë larguar dhe transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

Cakaj u shpreh se disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave.

Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci.

Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se  80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ata duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelim, as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale”, u shpreh Cakaj.

Cakaj njoftoi ndryshimin e 80% të konsullatave shqiptare në botë në kuadër të reformës në diplomaci.

Cakaj tha se ndryshimi i konsullatave do të bëhet për shkaqe strukturore dhe nevojës për rritje të shërbimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy